Select Page

– ”Atë e shpëtuam dhe e përfshimë në mëshirën Tonë.” – Çdokush që hyn në mëshirën e Allahut është i siguruar nga e keqja, frika dhe ankthi dhe ka për të arritur lumturinë dhe emrin e mirë në botë.

– ”Ai ishte vërtet prej më të mirëve.” – I tillë ishte Luti (a.s.), sepse ai bënte vepra të mira. Nuk ka dyshim se përmes veprave të mira, Allahu ndreq të metat që gjenden te njeriu. Veprat e mira janë shkaqe që të fusin në mëshirën e Allahut, ashtu sikundër gjynahet bëhen shkak që të privohesh nga mëshira e Allahut.

Njerëzit që bëjnë më tepër vepra të mira janë profetët, prandaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata si punëmirë. Edhe Sulejmani u lut që të ishte vepërmirë, kur tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve  të Tu të mirë!”. [Neml 19].