Select Page

– “Edhe nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” – Edhe nëse do të përpiqeshit që thjesht t’i numëroni mirësitë e Allahut, ju nuk do të mundeshit ta bënit gjithçka të tillë, e aq më pak të tregonit mirënjohjen për to, sepse mirësitë e dukshme dhe të padukshme të Allahut të Lartësuar janë shumë më të mëdha, madje të pakufishme. Ato janë edhe më të shumta sesa frymëmarrja e krijesave.

Ndërsa mirësitë që krijesat nuk i njohin dhe nuk dinë për to, apo fatkeqësitë që Allahu i Lartësuar i largon prej tyre, me përkujdesin dhe mëshirën e Tij, janë shumë më të mëdha, që të mund të përllogariten dhe të përfshihen nga dituria e njerëzve.

– “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Ai kënaqet prej jush edhe me mirënjohjet tuaja të pakta dhe ato vepra të mangëta, që asnjëherë nuk mund të qëndrojnë dot përballë mirësive të Tij të shumta.