Select Page

– ”Atëherë, ata thanë: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u bëheni krah!” – Ekzekutojeni me mënyrën më të tmerrshme, me djegie në zjarr! Këtë do ta bënin në formë hakmarrjeje për idhujt e tyre. U poshtërofshin dhe u shkatërrofshin! Si është e mundur të adhuronin diçka, që edhe vetë e pranonin që kishte nevojë për ndihmën e tyre?! Por Allahu e ndihmoi të dashurin e Tij, Ibrahimin, kur ata e hodhën në zjarr: