– ”Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë.” – Ata iu kthyen logjikës së pastër dhe e menduan mirë çështjen. Kështu, e kuptuan se adhurimi i statujave ishte diçka e kotë. Atëherë, e pranuan se kishin rënë në idhujtari dhe i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Në këtë mënyrë u arrit qëllimi i Ibrahimit (a.s) që t’i bënte ata ta kuptonin kotësinë e asaj që mbronin dhe se ajo vepër ishte mohim i Zotit dhe padrejtësi e madhe. Por ata të mjerë nuk vazhduan gjatë në këtë gjendje, sepse iu kthyen prapësisë dhe përsëri zgjodhën humbjen dhe devijimin: