– “Ai e di atë që e bënë më parë dhe atë që do të bëjnë më vonë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” – Është Allahu që i dërgon dhe zgjedh të dërguarit, që ata të ftojnë njerëzinë në adhurimin e Tij. Por ashtu siç ka që e pranojnë ftesën e profetëve, ashtu ka edhe që e refuzojnë ftesën e tyre: disa jetojnë me besimin në Zot, kurse të tjerë i kthejnë shpinën fesë dhe besimit. Megjithatë, kaq është detyra dhe misioni i profetëve, kurse shpërblimi për veprat e njerëzve është në dorë të Allahut. Ata do të kthehen të gjithë tek Allahu i Madhëruar dhe nga Ai do të marrin ose bamirësinë, ose drejtësinë e Tij.