– ”Për Allah, sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar këto statuja!” – Kështu vendosi Ibrahimi të vepronte me idhujt, pasi njerëzit të shkonin në një nga festat e tyre. Kur ata u larguan të gjithë, ai shkoi fshehtas dhe i shkatërroi të gjithë idhujt e tyre, që i kishin mbledhur të gjitha në një vend, përveç njërit, që ishte më i madhi mes tyre. Atë e la për një qëllim, që do ta shpjegonte më pas.