– ”Ata ia kthyen: “Po flet seriozisht apo po tallesh?!” – Ato fjalë që the kundër nesh, a i ke seriozisht apo thjesht do të tallesh dhe nuk di çfarë thua? Qëllimi i tyre ishte që ta kthenin situatën në favor të tyre. Ata kështu sikur po tregonin se ishte e qartë për të gjithë se fjalët e Ibrahimit ishin të një mendjelehti, i cili nuk mendon se çfarë thotë. Por Ibrahimi (a.s) iu përgjigj qartë, duke nxjerrë në pah mendjemadhësinë dhe mangësinë e logjikës së tyre: