Select Page

– “Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t’ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t’ju japë përsëri jetë (do t’ju ringjallë). – Allahu ju solli në ekzistencë nga hiçi. Pastaj, pasi të jetoni kohën e përcaktuar për ju, do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai ka për t’ju ringjallur nga vdekja, që të shpërblejë me bujarinë e Tij çdo punëmirë dhe të dënojë me drejtësinë e Tij çdo keqbërës.

– “Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh.” – Njeriu është mosmirënjohës i madh dhe mohues i hapur, përveç atyre që Zoti i ruan dhe i shpëton. Njeriu nuk beson në Zotin dhe nuk tregon mirënjohje për mirësitë e Tij, por mohon edhe Ditën e Gjykimit, edhe fuqinë e Zotit për të ringjallur krijesat.