Select Page

– “Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë.” – Të gjithë janë krijesa dhe robër të përulur para pushtetit dhe fuqisë së Krijuesit. Ai vepron ndër ta dhe rregullon çështjet e tyre me sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahu vepron sipas urtësisë së Tij dhe me pushtetin e plotë mbi çdo gjë. Askush tjetër nuk ka gjë në dorë, veç Allahut i cili i ka të gjitha në dorë.

Allahu është Ai, i Pasuri (i Panevojë) i Lavdëruari.” – Allahu është i Pasur dhe i Vetëmjaftueshëm në të gjitha aspektet. Ai nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Nëse e afron ndonjë prej tyre dhe i shpreh dashurinë, këtë nuk e bën se ka nevojë për ta, e as se dëshiron që të shtojë pushtetin e madhështinë e Tij. Ai është El Ganij – i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë as për bashkëshorte apo fëmijë. Allahu është Samedun – i Ploti, që nuk ka nevojë të hajë e të ushqehet dhe nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat, në asnjë aspekt. Ai ushqen të tjerët dhe nuk ka nevojë të ushqehet.

Ai është i Lavdëruari, prandaj të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Ata kanë nevojë fillimisht që Ai t’i krijojë, pastaj t’i furnizojë, udhëzojë e përkujdeset për ta. Kanë nevojë për Zotin si për çështjet e dynjasë, ashtu edhe për ato të fesë dhe të besimit. Allahu është i Pasuri, dhe si i tillë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha krijesat, të gjallët e të vdekurit, në një vend të përbashkët dhe të luteshin secili me çfarë të dëshironte dhe Ai t’u jepte edhe më shumë sesa të kërkonin, kjo nuk do të t’i pakësonte asgjë prej pasurisë e pushtetit të Tij. Ai është El Ganij, dhe si i tillë duart e Tij janë të mbushura me mirësi, bujari e begati. Allahu jep natën dhe ditën. Ai u jep të mira krijesave në çdo frymëmarrje të tyre. Prej pasurisë së Allahut janë edhe gjithë ato mirësi që Ai ka vendosur në Vendin e Paqes dhe Shpërblimit të Tij. Në vendin e bujarisë së Tij, Allahu ka vendosur atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e askujt nuk e ka ëndërruar.

Ai është El Hamid  i Përlëvduari në Veten dhe cilësitë e emrat e Tij. Të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut janë të bukura. Cilësitë e Tij janë të plota e absolute. Allahu është i lavdëruar për veprat e Tij, sepse ato qëndrojnë mes drejtësisë e bamirësisë së Tij, mëshirës dhe urtësisë. Ai është i Përlëvduar edhe për ligjet e Tij, sepse urdhëron veçse për atë që është e mirë dhe dobiprurëse, pa asnjë të keqe, ose që ka dobi më të madhe dhe më të qartë. Nëse ndalon nga diçka, Allahu e bën sepse është e keqe e dëmshme, që nuk ka asnjë dobi ose sepse dëmi i saj është më i madh se dobia. Allahu është i Lavdëruar dhe me lavdërimin për Të janë mbushur qiejt, Toka dhe gjithçka mes tyre e jashtë tyre. Askush nga krijesat nuk mund t’ia japë Atij lavdërim 131e përlëvdimet, ashtu si e meriton Ai. Por Ai është i Lavdëruar ashtu siç e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë më lart se lavdërimi që i thurin krijesat e Tij. Ai është i Lavdëruar për udhëzimin në rrugën e drejtë që u ka dhënë të udhëzuarve. Ai është i Pasur në lavdërimet e Tij dhe i Lavdëruar në pasurinë e Pushtetin e Tij.

131 El hamdu, el med’hu dhe el thenau.

   Kemi tre  terma që duhet ti  kuptojmë mirë dhe të mësojmë ndryshimin  dhe  dallimin  mes tyre. Ĥamdun, med’ĥun dhe thenâun. Allahu i  madhëruar na ka urdhëruar që ta lavdërojmë Atë  me dashuri madhërim e frikërrespekt sepse Ai  e do veten e Tij.  Nëse Ai  nuk  do ta donte veten e Tij nuk do të na kishte shpallur libra e as nuk do të dërgonte mes nesh Profetë e të dërguar. Fjala “El Hamdu lil-âhi rabil alemin”  është gjurmë prej gjurmëve të dashurisë së Allahut për  veten e Tij. Hamdi përmban  med’ĥ  lëvdim dhe diçka shtesë. Çdo ĥamd  është med’ĥ  por jo  çdo  med’ĥ është ĥamd. Me  fjalë  të  tjera: med’ĥu  (lëvdimi)  i  përzierë me dashuri përbën atë që quhet ĥamd lavdërim.

Nëse së bashku me med’ĥin  (lëvdimin) nuk shprehim dashuri, atëherë nuk kemi të bëjmë me ĥamd. Pastaj, nëse ĥamdi (lavdërim) përsëritet e përsëritet shumë, atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet El thenâ përlëvdim.  Këto janë dallimet  mes ĥamd-it, med’ĥ-it  dhe thenâ-it. E kundërta e  med’ĥ-it  lëvdimit është  sharja, fyerja e cila tregon  urrejtjen  për të sharin.  Çdo  kush që e shan dhe e fyen dikë, e bën këtë sepse ai e urren atë, ashtu sikurse çdokush që e lëvdon dhe i thur ĥamde dikujt e bën këtë sepse e do atë. Dikush mund të bëjë med’ĥ, pra të lëvdojë dikë sa për sy e faqe, ose nga  frika, por askush nuk mund të thuhet se bën ĥamd (lavdëron, thurr lavde) për dikë, pa pasur  dashuri për atë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet kuptuar mirë.