– “Ai (Faraoni) tha: “Nëse, vërtet ke ardhur me ndonjë shenjë, na e trego, nëse je i sinqertë në ato që thua!”. – Këtu nis një rrëfim më i hollësishëm i ndodhisë mes Profetit të Zotit dhe Faraonit të mallkuar. Kështu, Faraoni i kërkoi Musait një shenjë, që të vërtetonte se ishte profet. Atëherë, Musai filloi të shfaqte mrekullitë, që Zoti ia kishte mundësuar.