– ”… të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin, …” – Ata i frikësohen Zotit edhe në vetmi, kur nuk shihen nga njerëzit. Sigurisht, edhe në publik janë po ashtu të nënshtruar dhe të bindur ndaj Zotit. Frika e tyre shprehet duke iu larguar çdo gjëje që Zoti e ka ndaluar, me shumë kujdes dhe përkushtim, dhe duke vepruar dhe përkryer çdo gjë për të cilën janë urdhëruar. E si mund të mos veprojnë kështu, kur Zoti thotë se janë:
– ”… dhe që i druhen Orës (së gjykimit).” – Ata i frikësohen qëndrimit para Zotit të tyre, të Cilin e njohin shumë mirë. Ata ia njohin Zotit pushtetin, emrat e atributet e Tij. Ata ia njohin veprat dhe lavdinë e Tij. Kështu, këta fatbardhë kanë dy cilësi:
1. ihsan-in, që është grada më e lartë e besimit, pra, ajo që të bën ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi;
2. frikën nga qëndrimi para Zotit, për të dhënë llogari para Tij. Më pas, i Madhëruari përshkruan Kur’anin madhështor dhe thotë: