– ”Po, po. Ai (Kjameti) do t’u vijë atyre krejt befas dhe do t’i tronditë ata. Asnjë forcë nuk do të kenë ata ta shmangin dhe as nuk do t’u jepet afat.” – Ata do t’i përpijë zjarri në mënyrë të befasishme dhe do t’i mbushë me tmerr të papërshkrueshëm. Nëse do ta dinin se çfarë i pret me siguri, kurrë nuk do ta kërkonin ngutjen e ndëshkimit, por do të tmerroheshin. Duke qenë se i kthejnë shpinën Shpalljes së Zotit, ata thonë atë që thonë. Në ajetet më sipër, Allahu përmend talljen e idhujtarëve me Profetin dhe thotë: “Kur të shohin ty, ata që nuk besojnë fillojnë e tallen: “Ky është ai që përgojon zotat tuaj?!” Ndërsa në këtë ajet, Allahu e ngushëllon Profetin e Tij, duke kujtuar se ky është zakoni i gjithë popujve mohues me profetët e tyre.