– ” Ah sikur ta dinin jobesimtarët (kohën) kur nuk do të mund ta largojnë zjarrin nga fytyrat dhe as nga shpinat e tyre dhe (kur) asnjë ndihmë nuk do t’u vijë atyre!” – Shumë e tmerrshme dhe e dhimbshme do të jetë gjendja e tyre, kur nuk do të mund të largojnë nga fytyrat dhe shpina e tyre zjarrin e Xhhenemit! Zjarri do t’i përfshijë nga çdo drejtim dhe do t’i mbulojë tërësisht. Askush nuk do të mund t’i ndihmojë. Ata as veten nuk mund të ndihmojnë e ta shpëtojnë. Ky është një kërcënim i tmerrshëm, që u jepet këtyre mohuesve: