Select Page

– “Musai tha: ‘O Faraon, unë jam dërguari nga Zoti i botëve.” – Musai shkoi te Faraoni dhe i tha: “O Faraon! Unë jam dërguar prej Zotit të botëve. Unë vij prej Dërguesit Madhështor dhe të Plotpushtetshëm, që ka përfshirë në diturinë e Tij botën qiellore dhe atë tokësore. Ai administron të gjitha çështjet e krijesave. Ai kujdeset për krijesat e Tij, që nuk do t’i  linte kurrë të shpërfillura, pa u dërguar profetë dhe pa u treguar udhën e drejtë, ku duhet të ecnin. Askush nuk mund të marrë guximin e të pretendojë së është i dërguar prej Tij, kur në të vërtetë nuk është. Unë, si i dërguar i Tij, e kam për detyrë që të flas veçse të vërtetën për të.