Select Page

– “Ai (Allahu) do t’i fusë në një vend (në xhenet) ku do të jenë të kënaqur.” – Allahu i Madhëruar do t’u japë një vend të mirë, duke ua çliruar tokat dhe vendet në këtë botë, e për më tepër çlirimin e Mekës, në të cilën ata do të hyjnë plot gëzim e kënaqësi, si triumfatorë. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për mirësinë në ahiret, duke i futur në Xhenet. Në këtë mënyrë, ajeti përfshin të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Ajeti i përfshin të dyja kuptimet dhe që të dyja janë të sakta, pasi nuk ka ndonjë pengesë për t’i pranuar të dyja.

– “Allahu është i Gjithëditur dhe shumë i Mëshirshëm.” – Allahu është i Gjithëditur, pasi di për të gjitha veprat, të dukshmet dhe të padukshmet, të shkuarat dhe të ardhshmet. Ai është Halim, – i Butë e Mëshirshëm. Krijesat nuk i binden dhe marrin guximin të shkelin kufijtë e tyre me krime të mëdha, ndërsa Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm. Madje, përkundrazi, vazhdon t’i furnizojë e përkujdeset për ta, duke u dhënë nga mirësitë e bujaria e Tij.