Select Page

Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan Argumentet Tona, do të kenë një Dënim poshtërues.” – Këta janë njerëzit që refuzojnë të besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, që të udhëzojnë tek e vërteta dhe e drejta. Këta i kthejnë shpinën të vërtetës dhe tregohen kryeneçë ndaj saj. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë që: “do të kenë një dënim poshtërues.” Ky dënim është poshtërues dhe i dhembshëm. Ai do t’u depërtojë deri në zemra, në ato zemra që përçmuan Profetin dhe shpalljet e mrekullitë që ai solli prej Zotit. Kështu Allahu do t’i poshtërojë e përçmojë ata, duke i lënë të harruar në ndëshkimin e përjetshëm.