Select Page

  Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre.” – Ditën e Kijametit, i gjithë mbretërimi e sundimi është vetëm në dorë të Allahut. Ai do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi dhe bamirësi.

– “Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në xhenetet e kënaqësive.” – Ata të cilët besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, dhe pastaj bëjnë punë të mira sipas besimit, duke e vërtetuar me vepra këtë besim, këtyre u jepet premtim Xheneti i mirësive. Në kopshtet e Xhenetit do të shijojnë mirësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit, mirësi që askush nuk mund t’i përshkruajë, madje as nuk mund t’i konceptojë në këtë botë.