– “Shumicën e tyre nuk i gjetëm besnikë ndaj premtimit.” – Shumica e popujve ku u dërguan profetë nuk besuan dhe nuk iu përmbajtën porosive të Allahut.
– “Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur.” – Ata ishin shkelës të kufijve të Allahut dhe të pabindur ndaj urdhëresave të Tij. Ata u bindeshin vetëm dëshirave të tyre, larg udhëzimit të drejtë të Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar i sprovoi njerëzit duke dërguar profetë, duke shpallur libra dhe duke i urdhëruar që t’u përmbahen porosive të Tij.
Por është vetëm një pakicë që i kanë zbatuar këto porosi. Janë ata të cilët i ka përfshirë mëshira e Allahut për të qenë prej të lumturve dhe të shpëtuarve. Ndërsa shumica e tyre i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit me mendjemadhësi, prandaj kanë vuajtur fatkeqësi të ndryshme.