– “Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai …” – Melekët nuk thonë asnjë fjalë që ka lidhje me administrimin dhe rregullimin e çështjeve të gjithësisë, derisa të jetë vetë Zoti që të flasë, sepse ata janë në gradën më të lartë të edukatës me Të. E si ta bëjnë këtë, kur ata e dinë mirë se Allahu është Absolut në urtësinë dhe diturinë e Tij.
– “… dhe veprojnë (për gjithçka) veçse me urdhrin e Tij.” – Çfarëdo detyre që Ai u jep, ata i nënshtrohen dhe nuk e bëjnë dysh fjalën e Tij, qoftë edhe një çast sa hap e mbyll sytë. Ata nuk bëjnë punë me mendje apo të shtyrë nga dëshira e tyre, por veçse me urdhër nga Allahu i Madhëruar.