Select Page

Thirr ndër njerëz për haxh: … – Lajmëroi dhe ftoji njerëzit për të kryer haxhin! Mësoji të afërtit dhe të largëtit se haxhi është detyrë dhe tregoju atyre për vlerën dhe shpërblimin e tij të lartë. Nëse i fton, ata kanë për të ardhur në këmbë të kryejnë haxhin dhe umren, nga malli e dëshira e madhe për këtë adhurim.

… ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta, … – Do të vijnë edhe nga vendet e largëta hipur mbi deve e kafshë të tjera, për në vendin më të nderuar në Tokë. Dhe, në fakt, Halili i Rahmanit (Ibrahimi) e kreu këtë detyrë që ia ngarkoi Zoti i tij. Këtë detyrë e vazhdoi dhe e përkreu edhe pasardhësi i tij,

Muhamedi (a.s), i cili i ftoi njerëzit për kryerjen e haxhit në Qabe. Ata e kryen me besnikëri këtë detyrë, duke u bërë realitet ajo që Zoti lajmëroi. Njerëzit nisen drejt Qabes në këmbë dhe hipur nga viset e largëta të lindjes dhe të perëndimit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend dobitë e vizitës së Shtëpisë së Shenjtë, duke nxitur për këtë gjë: