Select Page

– Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” – Të gjithë profetët para teje dhe librat e tyre, në thelb kishin urdhrin për adhurimin e një Zoti të vetëm dhe të pashoq. Të gjithë ata kishin sqaruar se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë.