Select Page

– “Ai nuk pyetet për çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten.” – Allahu është Ngadhënjimtari i Madhëruari dhe i Ploti në pushtetin e Tij. Askush nuk mund ta kundërshtojë dhe ta pengojë Atë që të thotë ose të bëjë diçka. Ai është i Urti absolut, që i vendos gjërat në vendin e vet duke i përkryer ato. Çdo gjë e ka bërë të bukur dhe Atij nuk mund t’i kërkojë llogari askush. Në krijimin e Zotit nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Ndërsa krijesat, të gjitha pa përjashtim, do të pyeten për fjalët e thëna dhe për veprat që bëjnë, sepse ata janë të varfër e të pafuqishëm dhe janë të nënshtruar e pa pushtet. Ata nuk mund të veprojnë dhe kontrollojnë asgjë, as në vetet e tyre e as në të tjerët.