Select Page

– “Po të kishim dashur argëtim, Ne do ta bënim si i shkon madhështisë Sonë (pa e ditur ju), por nuk e bëmë diçka të tillë.” – Edhe sikur të supozohej kjo gjë, e cila është e pamundur, Ne do ta bënim diçka të tillë fshehtas në Veten Tonë, pa jua treguar juve, sepse kjo do të ishte një mangësi e kotësi. Ky do të ishte një shembull i keq, që nuk do t’jua shfaqnim juve. Qëllimi i qiejve dhe i tokës, që ju i shihni vazhdimisht, nuk mund të jetë kurrsesi kotësia dhe loja. Kjo është thjesht një ide që vjen nga mendjet e vogla. Allahu u sjell njerëzve çdo lloj argumenti, që t’i bindë ata. Sa i dashur, i butë dhe sa i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar! Sa i urtë është Ai, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon.