Select Page

– “Aty (në Xhenet) ti nuk ke për të qenë i uritur  e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty (në xhenet) nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.” – Atje nuk do të vuash asnjëherë nga vapa dhe do të kesh ushqim, pije dhe veshje, pa lodhje e pa mundime. Por Allahu e ndaloi Ademin që t’i afrohej vetëm një peme, duke i thënë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote, dhe hani nga frutat e tij lirisht, ku të dëshironi! Por mos iu afroni asaj peme, e të bëheni të padrejtë!” [Bekare 35].