Select Page

– “Na e patëm urdhëruar Ademin (të mos i afrohej pemës), por ai harroi.” – Allahu na tregon se Ai e porositi Ademin (a.s) për disa çështje dhe mori premtimin prej tij që do t’i përmbushte ato. Ademi u angazhua që t’i zbatonte porositë e Zotit. Megjithatë, Ademi (a.s.) harroi diçka prej porosive dhe angazhimi i tij u zbeh pak, prandaj i ndodhi ajo që i ndodhi, që edhe pasardhësit e tij të nxirrnin mësime.

– “Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai.” – Edhe pasardhësit e tij morën natyrën e tij. Harroi Ademi, harrojnë edhe pasardhësit e tij. Gaboi Ademi, gabojnë edhe pasardhësit e tij. Atij iu zbeh pak përkushtimi, dhe po kështu pasardhësit do të sprovohen duke iu zbehur përkushtimi. Ademi gaboi, por nxitoi të pendohej për gabimin e tij. Kështu, çdokush që i ngjet atit të parë dhe pendohet për gjynahet e veta, ka për t’u falur dhe nuk ka për t’iu bërë asnjë padrejtësi.