Select Page

– “Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” – Askush nuk do t’ua shtojë të këqijat, nëse kanë bërë të këqija. Gjithashtu, askush nuk ua pakëson sevapet dhe mirësitë që kanë bërë. Madje, atyre do t’u mbulohen gjynahet, do t’u falen mangësitë dhe do t’u shumëfishohet shpërblimi për veprat e mira, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].