– “Sa herë që kemi dërguar pejgamber në ndonjë popull, Ne i kemi sprovuar ata me vuajtje e fatkeqësi, me qëllim që të përuleshin.” – Allahu i Lartësuar i ka dërguar të gjithë profetët me mesazh të qartë: të adhurojnë Atë si Zot të vetëm. Kështu, ata i ftonin popujt e tyre në teuhid dhe i ndalonin nga e keqja ku kishin rënë. Kur nuk bindeshin, i Madhëruari i godiste me fatkeqësi dhe sprova, si me varfëri, sëmundje e telashe të tjera, me një qëllim të caktuar: që ata të përuleshin Allahut të Lartësuar për të pasuar të vërtetën. Por nëse kjo mënyrë nuk funksiononte dhe ata vazhdonin me arrogancën e tyre, atëherë: