Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut të Madhëruar. Ai është i vetmi që meriton adhurimet. Vetëm Allahu meriton ta duash, ta shpresosh, t’i fikësohesh, t’i lutesh, sepse Ai është i Ploti, Absoluti në emrat dhe cilësitë e Tij të mrekullueshme. Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Të gjitha mirësitë, pa përjashtim, janë dhuratë e Tij. Vetëm Ai largon të këqijat dhe të shpëton prej tyre. Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut. Ai është i vetmi të Cilit i duhen përkushtuar të gjitha adhurimet e nënshtrimi i plotë.