– “Kundërshtarët e Shuajbit u bënë sikur të mos kishin qenë kurrë më parë.” – Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar fare më parë në vendbanimet e tyre, sikur nuk ishin argëtuar kurrë aty, sikur nuk ishin çlodhur kurrë në hijet e kopshteve, sikur nuk ishin ata që ishin kënaqur në ujërat e freskët dhe nuk kishin shijuar frutat e pemëve të tyre. Ata i kapi ndëshkimi befas, duke i hedhur në çast nga vendi i kënaqësisë e argëtimit, në vendin e ndëshkimit dhe mallkimit.
– “Ata që e mohuan Shuajbin – ata ishin të humburit.” – Allahu i Lartësuar e përkufizon dështimin pikërisht tek ata fatzinj, sepse ishin ata që humbën si fenë, ashtu edhe vetveten dhe familjet e tyre. Pas këtij shkatërrimi, profeti Shuajb (a.s) u flet kufomave të tyre, duke u kthyer shpinën dhe me një ton qortues.