– “Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?” – Edhe ti e theve urdhrin tim, kur të thashë: “Më zëvendëso te populli im! Rregullo dhe mos ndiq rrugën e atyre që përhapin shkatërrimin!” [Araf 142]. Atëherë, Musai e mbërtheu vëllain nga flokët e kokës dhe për mjekre, i zemëruar në kulm, por Haruni i tha: