Select Page

– “A nuk e kuptonin ata se ai (viçi) as nuk mund t’u thoshte atyre një fjalë (si pëgjigje), e as mund t’u bënte as dobi e as dëm.” – A nuk e shihnin ata të mjerë se viçi nuk u kthente përgjigje dhe as mund të komunikonin me të? A nuk e shihnin se nuk bënte dot as mirë, as keq? Një send i mangët, që nuk mund të flasë e as të komunikojë dhe është i kufizuar në veprime, nuk meriton aspak që ta adhurosh. Madje, ai është më i mangët dhe më i dobët se adhuruesit e tij, të cilët flasin dhe kanë ca aftësi për të arritur diçka të dobishme ose për t’u ruajtur nga diçka e dëmshme, me mundësitë që Allahu u ka dhënë.