Allahu i Madhëruar i la Musait një kohë dhe vendtakimi për t’i zbritur Teuratin. 30 net ishte koha e pritjes, të cilën Zoti e plotësoi edhe me 10 të tjera. Pasi kaluan 40 net, Musai nxitoi i përmalluar për Zotin e tij drejt vendtakimit. Allahu i tha:
– “Përse nxitove të vije para popullit tënd, o Musa?” – Pse nxitove të vije para tyre? Pse nuk durove të vije bashkë me ta?