Select Page

– “Faraoni e çoi në humbje popullin e vet në vend që ta udhëzonte në rrugë të drejtë.” – Ai ua zbukuronte kufrin e shfrenimin, duke ua reklamuar si të mnira. Nga ana tjetër, Faraoni shpifte dhe trillonte lloj-lloj gënjeshtrash, për të shëmtuar mesazhin e Musait në sytë dhe zemrat e njerëzve. Atij nuk i interesonte aspak udhëzimi tek e mira, por i shtynte njerëzit në rrugët e humbjes dhe ndëshkimit të hidhur, i cili u filloi që në këtë jetë.