– “Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta.” – Ky është ai që shkon te Zoti si besimtar, që i ka besuar Profetit të Tij dhe ka pasuar shpalljet e Tij, me një besim të tillë që e ka nxitur të bëjë vepra të mira, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme.