Select Page

– “Por Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, veç së shoqes. Ajo qe nga ata që mbeti prapa.” – Gruaja e Lutit mbeti me ata që do të ndëshkoheshin. Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Lut që, së bashku me familjen e tij, të largohej gjatë natës, sepse në mëngjes do të vinte ndëshkimi. Dhe Luti ashtu bëri, u largua bashkë me familjen, përveç gruas së tij, e cila mbeti me të këqijtë.