– “Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja.” – Ajo u tha me shenjë: “Folini fëmijës!” Ajo u bëri me shenjë atyre, sepse u urdhërua nga Zoti që, nëse njerëzit i flisnin, t’u thoshte atyre: “Unë kam vendosur të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” Kur ajo u bëri shenjë që t’i flisnin fëmijës në djep, ata u çuditën dhe thanë:
– “Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!”- Kjo është diçka e jashtëzakonshme, se askush nuk flet në këtë moshë. Atëherë, Isai (a.s), që ishte një fëmijë djepi, u tha: