Select Page

– “Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre. …” – Ata e therën dhe e gjymtuan devenë, për të cilën ishin urdhëruar që të mos e lëndonin asnjë grimë, sepse në të kundërt i priste një dënim i dhembshëm. Në këtë mënyrë, ata treguan arrogancën dhe ngurtësinë e zemrave të tyre kundrejt urdhëresave të Allahut të Madhëruar, duke merituar një ndëshkim, që askush tjetër më parë nuk e kish provuar. Përveç shkeljes së urdhrit të Zotit, ata, paturpësisht dhe si për ta sfiduar Profetin e Zotit, thanë:

– “… dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar (i Allahut)!”” – Të mjerët ata! As që i kushtuan rëndësi krimit që bënë, përkundrazi, të fryrë me mendjemadhësinë e tyre, guxuan t’i thoshin Profetit të tilla fjalë të poshtra. Atëherë, Profeti i Zotit, sikurse përmendet në një ajet tjetër, iu përgjigj: “Dëfreni në vendin tuaj për tri ditë! Ky është një kërcënim që nuk mund të hidhet poshtë.” [Hud 65]. E cili qe përfundimi i tyre? Thotë i Madhëruari: