Select Page

– “Kur dhembjet (e lindjes) e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” – Kur i erdhën dhimbjet e lindjes, Merjemja qëndroi pranë një palme. Përveç dhimbjeve të lindjes, ajo po vuante mungesën e ushqimit, vetminë dhe fjalët që priteshin nga njerëzit. U tremb se ndoshta nuk do të tregonte durim, prandaj tha: “Ah, sikur të kisha vdekur më përpara e të isha harruar që moti!” Pra, dëshiroi që të kishte vdekur më parë e të ishte harruar. Ato ishin fjalë të dala në momente dhimbjeje trupore e shpirtërore. Sigurisht që në këto fjalë nuk kishte ndonjë mirësi për Merjemen. E gjithë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të.