Select Page

– “Dhe paqja qoftë mbi të që ditën kur u lind, ditën kur do të vdesë dhe ditën kur do të ngrihet i gjallë!” – Kjo tregon se Jahja ishte i sigurt dhe i mbrojtur nga shejtani i mallkuar. Ai ishte i mbrojtur nga ligësitë në të gjitha gjendjet e përmendura dhe jashtë tyre. Ai ishte i sigurt nga zjarri i Xhehenemit dhe nga tmerret e asaj dite. Ai ishte nga banorët e Vendit të Paqes. Salavatet e Zotit dhe selamet e Tij qofshin mbi Jahjan, mbi babain e tij dhe mbi të gjithë të dërguarit! Na bëftë Zoti edhe ne prej pasuesve të tyre! Ai është Bamirësi i madh dhe Bujar.