Select Page

– ”Dhe e bëmë bamirës ndaj prindërve të vet …” – Ai nuk tregohej i padrejtë me prindërit dhe nuk sillej në mënyrë të pahijshme me ta. Përkundrazi, sjellja e Jahjas me prindërit ishte në nivelin më të lartë, si në fjalë, edhe në vepra.

– ”… dhe nuk ishte mendjemadh e i padëgjueshëm.” – Jahja nuk ishte arrogant ndaj krijesave në përgjithësi dhe as ndaj prindërve të tij, në veçanti. Përkundrazi, ishte modest, i përulur, i sjellshëm e i bindur. Ai kthehej gjithmonë tek Zoti i penduar e i bindur. Ai i plotësonte detyrimet ndaj Zotit dhe ato ndaj krijesave, prandaj Zoti i dhuroi paqen dhe sigurinë e vazhdueshme. Atë e shoqëroi paqja dhe siguria nga Zoti, qoftë në fillimet e punëve, ashtu edhe në përfundimin e tyre, siç thuhet në vijim: