– ”Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt: “Kjo është e lehtë për Mua. Unë të krijova ty më parë kur ti nuk ishe asgjë.” – Kjo është vërtet e habitshme për krijesat, në bazë të ligjeve që Zoti ka vendosur për to. Por pushteti i Allahut është i pakufishëm dhe Ai mund të bëjë që gjërat të ekzistojnë edhe pa qenë nevoja për shkaqet natyrore. Kjo është e lehtë për Allahun, madje më e lehtë sesa sjellja në ekzistencë nga hiçi.