– “Ajo që më ka dhënë Zoti im është shumë herë më e mirë …” – Është shumë herë më e mirë se shpërblimi material që më ofroni ju. Ajo që ju kërkoj është vetëm pjesëmarrja juaj e drejtpërdrejtë:
– “… por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ngre një mur të fortë mes jush dhe mes atyre!” – Më ndihmoni fizikisht që ta ndërtojmë këtë mur, në mënyrë të tillë që jexhuxhët dhe maxhuxhët të mos kenë mundësi që ta kapërcejnë.