– “Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër.“ – Prapa maleve gjeti një popull, që gati nuk kuptonin asnjë gjuhë, sepse edhe gjuha e tyre ishte e rrallë dhe e panjohur, ashtu siç ishin edhe zakonet dhe mentaliteti i tyre.
Por Allahu i Madhëruar i dha Dhulkarnejnit aftësi dhe mjete, që mund të kuptonte gjuhën dhe mënyrën se si ata mendonin e gjykonin dhe hyri në bisedime me atë popull. Ata i kërkuan ndihmë dhe iu ankuan Dhulkarnejnit për të keqen e madhe që u vinte nga jexhuxhët dhe maxhuxhët. Këta ishin dy popuj të mëdhenj prej njerëzve në atë kohë.