Select Page

– “Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë.” – Ata u kërkuan që t’i pranonin si miq, por banorët e atij qyteti nuk deshën.

– “Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai (Hidri) e ngriti atë.” – Muri gati po rrëzohej, se ndoshta ishte tejet i amortizuar. Hidri e ngriti sërish murin, duke e bërë më të fortë. Musai i tha:

(Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë …” – Kur u kërkuam të na prisnin, ata nuk pranuan, edhe pse e kishin për detyrë mikpritjen. Ndërsa ti ua ndërton murin falas, pa u kërkuar shpërblimin për punën e bërë. Ti e ke mundësinë që t’u kërkosh atyre hakun e punës. Kështu, Musai nuk iu përmbajt fjalës që kishte thënë në fillim. Tashmë Hidri kishte vërtet arsye që të mos e lejonte më Musain ta shoqëronte në udhëtimin e tij, prandaj i tha: