– “Ai (Hidri) i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!”. – Mos më pyet dhe mos më qorto për atë që do të veproj, derisa të sqaroj unë vetë për gjithçka. Hidri ia ndaloi pyetjet dhe i premtoi Musait se do t’i jepte shpjegimet e nevojshme në kohën e duhur.