Select Page

– “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua. – Unë nuk e refuzoj kërkesën tënde, por ti nuk ke për të pasur durim me mua. Nuk do të mund të më ndjekësh, sepse do të shohësh gjëra që nuk do të kesh durim t’i përballosh. Ato janë çështje që, në pamje të parë duken si padrejtësi dhe krime, por në të vërtetë nuk janë të tilla.