– “Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, …” – Kur qëndruam për të kaluar natën te shkëmbi ku bashkohen dy detet, unë e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroja.
– “… që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” – Lëvizja e peshkut, që ishte tashmë i gatuar, dhe futja e tij në det ishte një shenjë e qartë. Komentuesit e Kur’anit thonë që, kur djaloshi i tha këto fjalë, Musai kujtoi premtimin e Allahut se, në vendin ku do të humbiste peshkun, atje do të gjente Hidrin, prandaj ai tha: