Select Page

– “Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” – Kur e kishin kaluar pikëtakimin e dy deteve, Musai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin të hamë, se na lodhi shumë ky udhëtim!”. Kuptohet se ata e ndien lodhjen vetëm pasi kaluan pikëtakimin e deteve, ndërsa më përpara nuk e kishin ndjerë aspak rrugën. Kjo ishte një shenjë tjetër për Musain se pikërisht në atë vend gjendej ajo që kërkonin. Udhëtimin ua kishte lehtësuar gjithashtu edhe dëshira e madhe për atë që kërkonin. Kështu, kur filluan të ndienin lodhjen, djaloshi tha: