– “Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det.” – Kur Musai dhe djaloshi mbërritën në pikëtakimin e dy deteve, panë një shenjë shumë të çuditshme. Peshku që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një shenjë të tillë, ishte pikërisht vendi ku do të ndodhte edhe takimi me njeriun e ditur. Komentuesit e Kur’anit thonë se peshku u ngjall dhe nisi të lëvizte kur u lag nga uji i detit.