– “Pas ardhjes së udhëzimit, njerëzit nuk i pengon asgjë që të besojnë dhe t’i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata veç presin t’u bien edhe atyre fatkeqësitë e popujve të parë ose t’u vijë dënimi ballë për ballë.“ – Njerëzve gjithmonë u ka ardhur udhëzimi i qartë nga Allahu, nëpërmjet të cilit dallohet e drejta nga e kota, e vërteta nga e gënjeshtërta. Pas shpalljeve, njerëzve nuk u ngelet asnjë justifikim para Zotit për mosbesimin e tyre.
Ata nuk i pengon të besojnë dhe t’i kërkojnë falje Zotit të tyre ndonjë paqartësi e shpalljeve, por i pengon padrejtësia, armiqësia dhe urrejtja e tyre ndaj besimit të pastër. Atëherë, nuk mbetej gjë tjetër, veç të zbatohej mbi ta rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të gjithë ata që nuk i besojnë shpalljet e Tij. Ai i ndëshkon ata që në këtë botë. Mos, vallë, edhe këta po presin të shikojnë ndëshkimin e Zotit me sytë e tyre dhe të përjetojnë dhimbjen e tij, që të besojnë?! Le të frikësohen dhe le të pendohen, atëherë, përpara se t’u vijë ky ndëshkim dhe të mos ketë asnjë shans që të kthehet mbrapsht.